të dhënat e tua, të sigurta

Politika e privatësisë

Si i mbledhim, i përdorim dhe i mbrojmë të dhënat e tua. Përditësuar së fundmi: tetor 2026.

Kush jemi

Sticker Land (Xixëllonja) është dyqan online për stikera, sticker sheets, bookmarks magnetikë dhe porosi të personalizuara në Shqipëri. Për çdo pyetje rreth të dhënave të tua na shkruaj te stickerlandal@gmail.com ose në Instagram @stickerlandal.

Çfarë të dhënash mbledhim

Kur porosit: emrin, mbiemrin, adresën e dorëzimit, numrin e telefonit dhe emailin. Për personalizime ose porosi biznesi: fotot ose logot që ngarkon dhe shënimet e tua. Për newsletter: emrin dhe emailin.

Pse i përdorim

Për të përpunuar dhe dërguar porosinë, për të të kontaktuar rreth saj, për të përgatitur dizajnin sipas fotos ose logos tënde, për të të dërguar newsletter (vetëm nëse regjistrohesh) dhe për detyrimet tona ligjore e kontabile.

Fotot dhe logot e tua

Fotot dhe logot që ngarkon janë konfidenciale. I përdorim vetëm për porosinë tënde, nuk i publikojmë dhe nuk i ndajmë me askënd. Fotot e fëmijëve pranohen vetëm nga prindi ose kujdestari ligjor. Mund të kërkosh fshirjen e tyre në çdo kohë.

Me kë i ndajmë të dhënat

Vetëm me ata që na duhen për të përfunduar porosinë: ofruesi i pagesave online (POK), shërbimi postar ose kurieri për dorëzimin, hosting-u i sajtit dhe shërbimi i emailit. Të dhënat e tua nuk shiten dhe nuk përdoren për reklama të palëve të treta.

Pagesat

Pagesat me kartë procesohen nga POK në një faqe të sigurt. Ne nuk i shohim dhe nuk i ruajmë të dhënat e kartës tënde. Për pagesën me para në dorë nuk nevojitet asnjë e dhënë banke.

Cookie

Përdorim cookie të nevojshme për funksionimin e shportës, hyrjes në llogari dhe pagesës. Për të kuptuar si përdoret sajti përdorim Google Analytics (përmes Google Site Kit) dhe Meta Pixel (Instagram/Facebook), që mbledhin statistika të përgjithshme dhe na ndihmojnë të mësojmë cilat reklama sjellin porosi (p.sh. faqet e vizituara, produktet e shtuara në shportë dhe blerjet). Mund të mos pranosh cookie në cilësimet e shfletuesit tatë.

Sa kohë i ruajmë

I ruajmë vetëm sa është e nevojshme për porosinë, garanciën dhe detyrimet ligjore e kontabile. Për newsletter, deri sa të çregjistrohesh. Mund të kërkosh fshirjen e të dhënave në çdo kohë, përveç atyre që jemi të detyruar t'i mbajmë me ligj.

Të drejtat e tua

Ke të drejtë të kërkosh qasje, korrigjim ose fshirje të të dhënave, të kundërshtosh përpunimin dhe të terëheqesh pëlqimin (p.sh. të çregjistrohesh nga newsletter) kur të duash. Na shkruaj dhe të përgjigjemi sa më shpejt. Ke të drejtë të bësh ankesë edhe te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

🛍️

yaay!

U vendos në shportë! 🎉

Produkti yt është gati. Vazhdo të zgjedhësh stikera të tjera, ose kalo te shporta për të përfunduar porosinë.