çfarë duhet të dish
Termat dhe Kushtet
Disa gjëra të thjeshta për porositë në Sticker Land, që gjithçka të jetë e qartë para se të bësh porosinë.
Transporti
Kostoja e transportit është 300 lekë për çdo porosi.
Koha e dorëzimit
Porosia dorëzohet brenda 2 deri në 5 ditësh. Nëse e do më shpejt, na e shkruaj te fusha "Shënime" gjatë porosisë dhe do të përpiqemi ta përmbushim.
Pagesa në dorëzim
Pagesa mund të bëhet me para në dorë (cash) në momentin e dorëzimit të porosisë. Çmimet janë të shprehura në lekë (L).
Pagesat online
Kur pagesa me kartë është e disponueshme, ajo kryhet përmes ofruesit të certifikuar të pagesave, në një faqe të sigurt. Sticker Land nuk i sheh dhe nuk i ruan të dhënat e kartës suaj. Porosia konfirmohet vetëm pasi pagesa të jetë kryer me sukses dhe ju njoftoheni për të. Në rast anulimi ose kthimi të vlefshëm, shuma rimbursohet me të njëjtën metodë me të cilën keni paguar, brenda 14 ditëve nga pranimi i kërkesës.
Fotot tuaja janë private
Fotot që ngarkoni për stikerat e personalizuara janë konfidenciale dhe personale. I përdorim vetëm për të përgatitur porosinë tuaj, nuk i ndajmë me askënd dhe nuk i publikojmë pa lejen tuaj të shprehur.
E drejta e tërheqjes
Sipas ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve, për blerjet në distancë keni të drejtë të tërhiqeni brenda 14 ditëve nga marrja e porosisë, duke na njoftuar me shkrim. Kjo e drejtë nuk vlen për produktet e personalizuara sipas kërkesës suaj (p.sh. stikera me foto, me emër apo dizajn të veçantë), pasi ato përgatiten posaçërisht për ju. Nëse produkti mbërrin i dëmtuar ose ndryshe nga ai i porositur, na kontakto brenda 48 orëve dhe do ta zgjidhim.
Kontakt
Për çdo pyetje mund të na shkruash në Instagram @stickerlandal ose në stickerlandal@gmail.com.